HomePolitikë

Ambasada e SHBA reagon për raportin e Komisionit të Venecias

Ambasada amerikane në Tiranë pas publikimit të një pjese të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, ka reaguar me një postim në facebook duke porositur klasën politike që të respektojë procesi përfshirë edhe konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet.

Ambasada thekson se duhet përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Europë.

Postimi i plotë

 Nxisim të gjitha palët që të respektojnë procesin e Komisionit të Venecias, përfshi kërkesën për konfidencialitet të projekt-opinionit deri sa të finalizohet.

Mirëpresim vendimin e qeverisë për të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me legjislacionin përkatës derisa opinioni të finalizohet.

Po ashtu mirëpresim deklaratën e bërë nga Presidenti Meta gjatë konferencës së tij për shtyp me Presidentin e Bullgarisë, duke afirmuar rëndësinë e një vendimi pozitiv nga BE për të hapur negociatat drejt anëtarësimit për Shqipërinë. Duhet të qëndrojmë të përqendruar tek ajo që ka më shumë rëndësi – sundimi i ligjit dhe e ardhmja e Shqipërisë në Evropë.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME