HomePolitikë

Ambasada e SHBA zbardh detajet e takimit mes Yuri Kim dhe ministrit Çuçi

Ditën e sotme është zhvilluar një tjetër takim i ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim me zyrtarë e lartë në vend, këtë herë me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi.

Gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e tregtisë mes SHBA dhe Shqipërisë, duke vënë theksin te nxitja e më shumë mundësive për të dyja vendet.

“Ambasadorja Kim përgëzoi Shqipërinë për rritjen e eksporteve në SHBA me 26 përqind, gjatë takimit të saj sot me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi. Ambasadorja nënvizoi rëndësinë e tregtisë së vazhdueshme midis SHBA & Shqipërisë & nxitjen e më shumë mundësive për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME