HomePolitikë

Ambasada Gjermane deklaron fondin që i jep vendit tonë për Rindërtimin

ambasada gjermane

Gjermania jep 4 milionë euro për rindërtimin e shkollave dhe institucioneve publike në Shqipëri, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit

Lajmin e bën të ditur ambasada gjermane dhe ambasadori Peter Zingraf. Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, theksohet se Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.

“Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjermaania Termeti

TË NGJASHME