HomePolitikë

Ambasadori austriak flet për krizën politike: Ka ardhur koha për dialog

Ambasadori austriak Johann Sattler nga Patosi ka komentuar situatën politike në vend.
Sattler u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë ndërsa tha se ka ardhur koha që partitë politike të dialogojnë me njëra tjetrën.

Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. E dënojmë dhunën, është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu. Deklarata e peshkopëve katolikë duhet të inkurajojnë politikanët ta shikojnë këtë deklaratë.

Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe të urrejtjes sepse urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshoje. Përfaqesuesit ndërkombetarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vet drejtuesit e vendit’,
u shpreh ambasadori.


TË NGJASHME