HomePolitikë

Ambasadori britanik: Mbështesim Shqipërinë, edhe pse…

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman komenton çështjen e negociatave me BE, duke siguruar mbështetjen për Shqipërinë. Ambasadori u shpreh se Britania edhe pse do të largohet nga BE do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë kur të diskutohet për negociatat.

“Britania do të largohet nga BE, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë. Sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ne mendojmë është një gjë e mirë anëtarësimi. Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të forte por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët”- tha Norman.

I pyetur për situatën politike ne vend diplomati anglez tha se duhet të gjendet një rrugë për dialog.
“Të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë parlamentit. Nuk i shërben askujt që partitë që kanë elektorat të sillen në këtë mënyrë” u shpreh ai.

Deklaratat e ambasadorit Norman u bënë gjatë një vizite dyditore në Kukës për situatën në zonën veriore të Shqipërisë dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm në Angli.


TË NGJASHME