HomeAktualitet

Ambasadori Donald Lu flet për dorëheqjen e Tahirit

Ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar për herë të parë sot lënien e mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit.

Lu tha se ai mirëpret faktin se Tahiri do të hetohet si një njeri i lirë, teksa përmendi dhe faktin se të tjerë ish-zyrtar me pushtet po përballen me drejtësinë. Lu u shpreh:

2 vjet më parë thashë që shoqëria civile është e fortë dhe dinamike, shoqëria civile rojtare në luftën kundër korrupsionit. Thanë se shoqëria civile është blerë nga socialistët, demokratët apo LSI.

Unë mendoj ndryshe, shoqëria civile është e guximshme. Gazetarët e guximshëm folën me emra për politikanët duke ndihmuar dekriminalizimin. Ojq shqiptare rol të rëndësishëm në monitorimin e zgjedhjeve.

Shoqëria civile të jetë krenare, por shoqëria civile nuk duhet të bëhet dembele. Sfida sot, shoqëria civile të ndihmojë në arrestimin e peshqëve të mëdhenj. Fran Frrokaj dhe Elvis Rroshi janë në hetim.

Vijojnë hetimet për Tahirin e Llallën asnjë mbi drejtësinë. Mirëpresim faktin që Tahiri do të hetohet si qytetar i lirë pa imunitet. E ardhmja që duam, një vend pa korrupsion/syri.net


TË NGJASHME