HomePolitikë

Ambasadori gjerman: Zgjidhja e krizës duhet të vijë nga …

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, ka folur sot për kushtet e Bundestagut për Shqipërinë dhe për vendimin e pritshëm të BE-së në muajin tetor.

Zingraf ka thënë sot gjatë një aktiviteti në kuadër të ‘Tetorit Gjerman’ se pas vendimit të Bundestagut, tani gjithçka do të varët nga vendet anëtare të BE-së. Por ambasadori me mesazhin e tij tha se kishte parë sinjale pozitive me rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore.

“Debati në Bundestag ishte i thellë dhe serioz, kjo ashtu siç është shprehur dhe një gazetar gjerman është një dëshmi qe Shqipëria do të pranohet në BE. Në të vërtetë Bundestagu ka formuluar disa kushte qe duhet të plotësohen në një hap të parë dhe më pas në një fazë të dytë duhet të plotësohen kushtet e tjera.

Është e rëndësishme që të theksojmë tani po pritet se çfarë vendimi do të marrin dhe vendet e tjera të BE. Kushtet që u formulën ishin artikuluar prej kohesh para këtij vendimi”, tha Zingraf, i cili shtoi më tej se: “Jam i bindur që zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga partitë politike, nga institucionet shqiptare, Gjermaninë nuk e shoh në rolin e ndërmjetësit. Ne kemi ofruar mbështetjen tone teknike. Pjesëmarrja në tryezën e Reformës Zgjedhore të shumë partive politike ishte sinjal pozitiv”, tha ai.


TË NGJASHME