HomePolitikë

Ambasadori austriak i përgjigjet Voltana Ademit: Nuk jemi në 1913

Ambasadori Austriak, Johan Sattlet i është përgjigjur letrës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, teksa thotë se është i hapur për diskutime por Shqipëria e vitit 2019 nuk është Shqipëria e vitit 1913.

Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë. ”, shkruan ai në twitter.

Voltana Ademi u dërgoi një letër ambasadorëve të SHBA dhe vendeve të BE ku kërkonte ngritjen e një komisioni hetimor administrativ europian si kusht që ajo të lironte zyrën e të njihte 30 qershorin. 


TË NGJASHME