HomeSociale

Ambasadori i BE apel politikës: Duhet bashkëpunim, muajt në vijim të rëndësishëm për Shqipërinë

Në një kohë që Rumania merr  Presidencën e Këshillit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca  ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme për vendin tonë në muajin shkurt.

Soreca i ka kërkuar politikanëve shqiptarë që të bashkohen në mënyrë që në qershor të bëhet e mundur çelja e negociatave.

“BE është e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë. Jemi të angazhuar dhe po i ndjekim nga afër, por presim angazhim nga qeveria e Shqipërisë dhe opozita për tu bërë bashkë për të mirën e vendit. Reforma zgjedhore është një shans, shpresojmë që të përdoret,”-tha Soreca.

Ambasadori i BE, paralajmëroi vizita të rëndësishme në shkurt

“Është proges për sa i përket reformës në drejtësi. Është një progres për sa i përket kësaj fushe, gjithashtu drejtimit të SPAK. Kjo është e mirëpritur nga vendet e BE, ndërkohë që koha ecën, vizita e komisionerit Hanh është shumë e rëndësishme, për sa i përket reformës në drejtësi.

Në fund të shkurtit do të ketë vizitë të rëndësishme. BE është e angazhuar në progresin e Shqipërisë dhe objektiva për sa i përket rrugës së Shqipërisë në BE. Është shumë i rëndësishëm dialogu konstruktiv i partive për të ardhmen e Shqipërisë. Muajt në vijim janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ta tregojë veten shumë të përgatitur. BE do të bëjë vlerësimin e tyre edhe gjatë këtyre kohëve. Në emër BE dua t’i uroj Rumanisë  dhe 6 muajt të shënojnë progres për Shqipërinë”, u shpreh ai.


TË NGJASHME