HomePolitikë

Ambasadori i BE takon kreun e SPAK

Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Ambasadori e ka dhënë vetë lajmin me anë të një postimi që ka bërë në profilin e tij në Twitter. Ai e ka quajtur takimin mjaft produktiv.

“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese”- shkruan Soreca.

EQpwGXBXkAEhOOj
EQpwGZMWsAUWHKL

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME