HomePolitikë

Ambasadori i Bullgarisë: Që ditën e parë të tërmetit dhamë kontributin tonë

Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Momtchil Stoyanov Raytchevski, foli nga Bilishti për situatën dramatike, në të cilën ndodhet Shqipëria pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, si dhe për çeljen e negociatave.

I pyetur nga gazetarët se cila është ndihma e qeverisë bullgare për popullin shqiptar në këto momente të vështira, ambasadori deklaroi: “Për fat të keq, do të isha i lumtur që të shikoja ndihmën bullgare për raste të tjera jo për këtë tragjedi, ku ka edhe viktima dhe njerëz që vuajnë.

Bullgaria, si dhe shtetet e tjera nga rajoni dhe BE dhe mbare bota, reagoi ne menyre humanitare, ne siguruam qe erdhi ndihme materiale ne kuader te mekanizmit europian per mbrojtje civile.

Me pas erdhi grupi i pare i inxhineieve bullgare, te cilet se bashku me koleget e tyre, inxhinieret shqiptare, bene analizen e godinave. Dje erdhi ekipi i dyte, une personalisht i kam shoqeruar deri ne Durres.

Pervec kësaj, shteti bullgar siguroi qe diten e pare te termetit 100 mije euro qe u derguan ne Shqiperi, perseri perfitoj nga rasti te them qe Shqiperia nuk perjetoi vetem kete termet, Bullgaria dha ndihmen edhe per nje nga shtepite e fundit qe i kishte mbetur Korces per t’u rindertuar dhe kjo shtepi eshte ne Vidohove”.

Ndërkohë, më pyetj diplomati u pyet edhe për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryeministri holandez vetem pak dite me pare ka bere me dije se Shqiperia nuk eshte gati per celjen e negotiatave,nderkohe qe maqedonine e veriut e sheh me afer,a ka te njejtin mendim edhe qeveria Bullgare? Ate qe mund te them eshte se kjo nuk eshte nje gare, ne teresi ne familjen europiane nuk eshte procesi i vertetimit kush eshte me i miri, kush jo, eshte nje proces, ku si qendrimin e Komisionit Europian, ashtu edhe te partnereve tane eshte e qarte, sic eshte e qarte edhe pozita e Bullgarise qe Republika e Shqiperise dhe Republika e Maqedonise se Veriut jane pjese prej nesh.

Te dy shtetet kane per te bere akoma, kriteret jane te qarta, por duhet punuar, te punojme edhe ne edhe ju qe te kemi mundesi gjate vitit te ardhshem te kemi plotesuar te gjitha kushtet per nje vendim qe do te na gezoje te gjithe neve. Por ju lutem mos e mendoni kete si nje garre se cili duhet te vrapoje me shpejt”, deklaroi ambasadori.

Këto deklarata ambasadori bullgar e dha gjatë inspektimit ne rrugen e Vernikun per çeljen e punimeve Bilisht-Vernik te nje fondi prej 1 milion Eurosh, nga qeveria bullgare.


TË NGJASHME