HomeSociale

Ambasadori i OSBE: Mbështes protestën paqësore të studentëve

Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt ka komentuar  për protestën e studentëve, ndërsa tha se e mbështet atë për sa kohë është paqësore. Po ashtu ai u shpreh se është në mbështetje edhe të dialogut.

I pranishëm në ekspozitën “Krimi mjedisor” që u zhvillua në hollin e bashkisë së Shkodrës, ambasadori pohoi se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë pavarësisht reformave që janë bërë.

E pranishme në çeljen e ekspozitës, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 dhjetor, ishte edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

 


TË NGJASHME