HomeSociale

Ambasadori italian Cutillo: T’a shikojmë këtë ditë si një reflektim

Ambasada italiane ka zhvilluar një takim për të drejtat e grave. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Italian Alberto Cutillo u shpreh se kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi për të luftuar për të drejtat e grave jo vetëm në Shqipëri por dhe në të gjithë botën. Në takim morë pjesë gra nga biznesi, politikane, akademike duke sjellë eksperiencat e tyre në fushat e ndryshme dhe luftën që kanë bërë për barazi gjinore.

“Në radhë të parë Gëzuar 8 Marsin të gjitha femrave. Kjo nuk është një ditë vetëm për gratë por dhe për të gjithë për të reflektuar që të jemi të kujdesshëm. Është detyra jonë që ta marrim seriozisht për të kuptuar se sa e rëndësishme është që në botë të ekzistojë barazia gjinore. Duhet ta pranoj që jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë ky realitet është shumë i largët”, shprehet Cutillo.

 


TË NGJASHME