HomeLajme

Ambasadori Lu do të largohet nga Shqipëria dhe do të dërgohet në Kirgizstan

Duket se ende pa u larguar nga Shqipëria, Donald Lu ëshë nominuar për të qenë ambsador i SHBA-ve në një shtet tjetër.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Lu është propozuar për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit

“Donald Lu, Kaliforni, Anëtar i Karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, të emërohet Ambasadori i Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit“, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Ky vendim i ka shkuar për miratim senatit amerikan.

Lu pritet që të largohet muajin e ardhshëm nga vendi ynë, ku duket se do t’i ngelet ‘’peng’ ëndrra dhe dëshira për të kapur peshqit e mëdhenj dhe për të çuar deri në fund Reformën në Drejtësi, që nisi dhe vijoi me monitorimin e amerikanëve/faxweb.al


TË NGJASHME