HomePolitikë

Ambasadorin i BE-së, Luigi Soreca takim në KQZ, u diskutuan dy çështje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku u takuan sot me Ambasadorin Luigi Soreca, shef i delegacionit të BE-së nëShqipëri.

Fokusi kryesor i takimit ishte mbështetja e Bashkimit Evropian për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Celibashi theksoi interesin e shtuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për tëbashkëpunuar me partnerë të rëndësishëm sikurse është delegacioni evropian.

Ai u ndal në veçanti në dy çështje me prioritet të shtuar për KQZ-në: vlerësimin emundësive për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në mëyrë tëposaçme identifikimin biometrik të votuesve, si dhe vlerësimin e kushteve për tëmundësuar votimin e emigrantëve shqiptarë pa qënë nevoja për tu paraqitur në një qëndërvotimi në Shqipëri.

Ambasadori Soreca shprehu gatishmërinë e plotë të Bashkimit Evropian për të asistuar KQZ-në detyrimet kryesore të saj siç është votimi elektronik dhe po ashtu në bashkëpunimme partnerë të tjerë ndërkombëtar votimi nga jashtë vendit.

Gjithashtu, duke e konsideruar situatën e pazakontë në të cilën ndodhemi për shkak tëpandemisë Covid-19, Ambasadori Soreca ofroi mbeështetjen e tij për identifikimin epraktikave më të mira të vendeve të BE (Gjermania dhe Holanda) të cilat do të organizojnëzgjedhjet në vendet e tyre, si një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide për për orgnizimin eprocesit zgjedhor në kushtet e pandemisë.


TË NGJASHME