HomePolitikë

Ambasadorja e SHBA flet për Akademinë që do monitorojë fondet për Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar në lidhje me Konferencën e Donatorëve, ku thekson se transparenca dhe përgjegjësia për të shpërndarë paratë është thelbësore.

Ambasadorja Kim, përmes një postimi në njofton se donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.

Postimi i plotë

Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME