HomeSociale

Ambasadorja e SHBA flet për lajmet mbi COVID-19, por ka një kritikë për …

Lidhur me situatën që po kalon Shqipëria, ashtu sikurse shumë vende të tjera të botës për shkak të COVID-19, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim ka shpërndarë artikullin mbi Raportin e Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, Kim tregon se “ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan”

Theksojmë këtu se nëpër media qarkullojnë informacione se nga Kina nuk kanë munguar akuzat ndaj SHBA-ve, duke akuzuar këtë të fundit se fshihet pas COVID-19.

Postimi i plotë

Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) tregon se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME