HomePolitikë

Ambasadorja e SHBA-së takim në kryeministri

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim paraditen e sotme ka nisur një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij takimi. Ndërsa më 31 janar, përmes një postimi në “Twitter”, Rama publikon foto nga takimi me ambasadoren Yuri Kim në zyrën e tij, dhe thekson se në fokus të takimit kanë qenë prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës së re, në fund të muajit janar, si Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon takime me shumicën e politikanëve në vend.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME