HomePolitikë

Ambasadorja franceze flet për krizën politike

“Nuk është një diplomat i huaj që do t’i jape nje zgjidhje kësaj situate”. Keshtu ka deklaruar nga Korça, ambasadorja franceze Christine Vasak, ne nje prononcim per mediat, teksa ka pranuar se vendi ndodhet ne krize politike.

Sipas saj, kriza politike nuk mund te zgjidhet nga diplomatet e huaj, por ka shtuar se populli shqiptar meriton nje zgjidhje te arsyeshme.

Nuk mund ta fsheh, të gjithë e dimë që situata është e tillë. Jemi në një krizë politike. Nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që do t’i jape nje zgjidhje kësaj situate, por duhet te dini qe ky popull, njerezit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”-tha ajo.


TË NGJASHME