HomePolitikë

Ambasadorja Kim tjetër thirrje politikës për Reformën Zgjedhore

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar një ditë pasi palët politike dështuan të përmbyllnin reformën zgjedhore brenda afatit të përcaktuar me 31 maj

Përmes një postimi në “Twetter”, Kim i bën thirrje politikës duke thënë se palët duhet të mbajnë fjalën që u kanë dhënë qytetarëve shqiptarë.

Reagimi

Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te njerëzit e  Shqipërisë. Koha për të ofruar.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME