HomeSociale

Ambasadorja Yuri Kim mesazh kryebashkiakëve

Lidhur me situatën e krijuar me koronavirusin, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një bisedë online me kryetarët e bashkive Tiranë, Korçë, Fier dhe prefektin e Durrësit.

Ambasadorja falenderon kryebashkiakët dhe prefektin për masat e marra për të mbajtur qytetarët të sigurt dhe të shëndetshëm.

Gjithashtu ajo ka apeluar që të vazhdohet me këtë ritëm, me unitet dhe disiplinë për të mposhtur koronavirusin.

Postimi i plotë

Shpresoj që të mund të takohemi personalisht së shpejti por tani për tani pata kënaqësinë e takimeve virtuale me kryetarët e bashkive Tiranë/ Korçë/ Fier dhe Prefektin e Durrësit. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët të sigurtë & të shëndetshëm, duke zbatuar me përpikëri masat e distancimit shoqëror. Le të vazhdojmë këtë ritëm me unitet dhe disiplinë për të mposhtur #COVID19”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME