HomeLajmi i Fundit

Ambasadorja Yuri Kim takon kreun e KQZ/ Zbulohen temat e diskutimit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku kanë diksutuar lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Siç dihet ky është një vi elektoral vendimtar, nga i cili mund të pritet një rotacion, por gjithashtu vetëdija se qeveria aktuale do të luftojë për mbajtjen e pushtetit, i bën edhe më komplekse këto zgjedhje.

Temë kryesore e këtij diskutimi mësohet të ketë qenë edhe identifikimi elektronik i zgjedhësve. Takimi mes ambasadores dhe kreut të KQZ ka zgjatur rreth një orë.


TË NGJASHME