Amber Heard akuzoi Johnny Depp për dhunë

Amber Heard rrëfen për herë të parë sesi ka qenë jeta e saj pasi u divorcua nga aktori i njohur Johnny Depp dhe akuzoi këtë të fundit për dhunë.
Ajo zbuloi për “Washington Post” se ka humbur mundësi pune si dhe ka marrë kërcënime me vdekje.
Aktorja, 32 vjeç u divorcua prej tij, në maj të 2016-s dhe në deklaratën e saj përmendi se ai kishte qenë tepër abuziv verbalisht dhe fizikisht ndaj saj.
Ajo thotë:
“Unë po shkruaj si një grua që i duhej të ndryshonte numrin e telefonit çdo javë, sepse merrja kërcënime me vdekje”.
“Ndjeva sikur po gjykohesha në gjykatën e opinionit publik dhe jeta ime varej nga gjykimet e panumërta përtej kontrollit tim”
Kjo ngjarje pati ndikim jo vetëm në jetën e saj personale, por edhe në atë profesionale. Përveç se u vendos në listën e zezë të Hollivudit, u rishikua dhe roli i saj në një film, iu hoq e drejta e imazhit të një marke të modës dhe për më tepër u ngritën pikëpyetje mbi atë nëse do t’ia dilte të ishte një yll në filmin e ri “Aquaman”.
Amber beson se industria e filmave po ndryshon për mirë nën dritën e lëvizjes #MeToo, dhe inkurajon viktimat e tjera të abuzimit të flasin, duke lenë mënjanë ngjarjet negative që ndodhën në jetën e saj.