HomeShowbiz

Amber Heard, puthje pasionante me të dashurën e re

Një nga lidhjet më të komentuara në showbizin botëror ka qenë padyshim ajo mes Amber Heard dhe aktorit Johnny Depp.

Tashmë që ajo dhe aktori janë divorcuar, Heard është fotografuar duke u puthur me të dashurën e saj të re Bianca Butti. Ajo është një kineaste 38-vjeçare, e cila ka qenë e diagostikuar me kancer në gji në vitin 2015 dhe sëmundja i është rikthyer sërish në mars të vitit 2019.

Ato u panë duke u puthur me njëra-tjetrën teksa po largoheshin nga një hotel në Kaliforninë e Jugut. Heard ka qenë gjithnjë mjaft e hapur lidhur me preferencat e saj seksuale, ku nuk e ka fshehur asnjëherë biseksualitetin e saj.

Më herët ajo ka qenë e lidhur për 4 vjet me fotografen Tasya van Ree përpara se të binte në dashuri me Johnny Depp në setin e xhirimeve për filmin “Rum Diary” në vitin 2011.


TË NGJASHME