Aktualitet Shëndeti Sociale

Ambientalistët japin alarmin: Po hamë plastikë!

Greenpeace ka nxjerrë një raport ku nënvizon impaktin e lëndëve mikroplastike në oqeane dhe në prodhimet e detit.
Organizata jo fitimprurëse është duke këshilluar qeveritë  të marrin masa për shkak “se këto lëndë po shkaktojnë dëme të madhe në jetën detare si dhe në rrezikun e konsumimit nga njeriu”.
Raporti i Greenpeace, i quajtur “Plastika në Prodhimet e Detit” lidhet dhe me kërkimet akademike për të identifikuar rrezikun e përhapjes së kimikateve toksike nga plastika, të cilat konsumohen nga gjallesat e detit duke “udhëtuar” më pas në zinxhirin ushqimor deri në pjatat tona. Kjo organizatë ka nisur që në pranverën e këtij vitit një fushatë për heqjen e të gjithë mikropastikës që gjendet në produktet e konsumit si pasta e dhëmbëve, xheli për larje dhe skrabet e fytyrës.
“Rreth 8 milionë ton plastikë hidhet në oqean çdo vit, lëndë shumë toksike. Ndaj hapi i parë që duhet bërë është heqja e çdo mikroplastike nga produktet e konsumit”.
Shumë kompani i kanë hequr vullnetarisht këto lëndë nga produktet e tyre si Unilever dhe adidas, ndërsa L’Oréal, Johnson & Johnson dhe P&G pretendojnë se do t’i heqin deri në fund të 2017-s./shije.al

Related posts

KLP hap në fillim të shtatorit garën për anëtarin e shkarkuar

Mila

Vdes fëmija 16 muajsh në Tiranë

Xhensila Gotanews

Sot rrotacioni në Kamëz, pritet të bëhet betimi i kryetarit Rakip Suli

Mila
Na Kontaktoni!