HomeBotë

Amerika zbatim kërcënimit për votën në OKB

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të zbatojnë kërcënimin që kishin bërë përpara votimit në Asamblenë e Përgjithshme.

Ambasadorja amerikane Nikki Haley njoftoi se buxheti i misionit të vendit të saj në organizatë për periudhën e viteve 2018-2019 do të shkurtohet me mbi $285 millionë dollarë. Shkurtime do të ketë edhe në nivel menaxhimi e në funksionet mbështetëse.

“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për t’u sulmuar për vetë aktin e ushtrimit të së drejtës sonë si vend sovran”,- u shpreh Nikki Haley, pak përpara votimit të rezolutës që riafirmonte statusin e veçantë të Jeruzalemit si një qytet i shenjtë dhe si një çështje e statusit përfundimtar që do të zgjidhet në negociatat e ardhshme izraelito-palestineze.


TË NGJASHME