HomeShowbiz

Amfiteatri tek liqeni do të kthehet në identitet, feste me 1 Qershor

Punimet tek Amfiteatri i Liqenit janë drejt përfundimit, ndërsa pjesa e skenës së re teatrore është gati, po ashtu edhe vendi i publikut, sallat teknike, dhomat e zhveshjes. Në këtë skenë do të ngjitet i pari pas rikonstruktimit, këngëtari grek Georgios Dalaras me një koncert për 1 Qershor.

Teatri i Hapur, i pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët/tiranapost.al


TË NGJASHME