HomeSociale

Amnistia fiskale/ Flet Ministrja Denaj

E ftuar në “News 24”, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj foli për amnistinë fiskale, një nismë e lancuar nga qeveria, ku deklaroi se ky projekt-ligj ka si synim që të lërë pas një plagë të madhe për shoqërinë shqiptare, mënjanimin e ekonomisë informale.

“Në fakt janë 7 lagje nga 2006 deri 2017 qe janë hedhur për biznesin që janë konsideruar si amnisti, por s’kanë qenë amnisti. Vetëm më 2011 ka pasur një përpjekje për të bërë amnisti dhe ka dështuar. Kjo amnisti nuk u bë, sepse nuk u shoqërua me amnisti penale. Kryeministri tha se do jetë një ligj jo i thjeshtë, por preku edhe nene të caktuara në Kodin Penal. Pra, e kemi rregulluar brenda ligjeve. Lidhet me objektiv për të nisur një vit zero për të lënë pas një plagë të madhe.Më herët kanë synuar informalitetin, por jo evazionin.  Flasim për vit zero që të clirojmë Shqipërinë nga një plagë ekonomike dhe sociale”, tha Denaj.

Denaj theksoi se shteti do të marrë një rol rregullator të ekonomisë me ligje që janë të njëllojta si në vendet e BE-së.

“Ne flasim për një ndryshim të rëndësishëm dhe për të bërë ligje sikundër në BE. Ne mendojmë se brenda shtatorit jemi gati që administrata jonë të bëjë shmë për këtë ligj. Ne do të luftojmë pastrimin e paraveKa elementë të administratës që nuk janë gati, por ne do të fillojmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Unë nuk mund të them se që nesër mund të bëjmë një kontroll të imtësishëm, por do të bëjmë të pamundurën në vazhdim për të luftuar informalitetin”, deklaroi Denaj.

Në lidhje me pyetjen se a mundet të vërtetohet nëse burimi i të ardhurave ”cash” është i ligjshëm apo i paligjshëm?
Denaj shprehet se do të jenë disa struktura të posaçme përfshirë dhe të OFL që do të merren me kryqëzimin e informacionit të cilat mund ta vërtetojnë një burim të ligjshëm ose të paligjshëm.

Po ashtu ajo shprehet se drafti i mazhorancës po diskutohet edhe me ekspertë ndërkombëtarë.

”Që është cash- i në ekonomi jashtë sektorit bankar është fakt. Që ne të pretendojmë që nuk gjurmojmë dot burimin e këtij informacioni, ne mundemi. Nëpërmjet shumë strukturash, nga sektori bankar tek strukturat kundër pastrimit të parave. E para duhet të vërtetojmë këtë fakt. Përpjekja për të luftuar paratë nga organizata kriminale ka filluar. Ne nuk po diskutojmë amnistinë para kësaj lufte. është OFL për të filluar më tej me institucione të tjera. Kur të vendoset që kjo amnisti ka një afat kohe, ky afat nuk mund të jetë i gjatë dhe lançimi nuk do të jetë i vonuar. Po diskutohet me ndërkombëtarë. Do të jetë një moment final për të toleruar situata kur në të shkuarën janë realizuar në mënyrë të ligjshme ne një farë mënyre por jo 100%. Kryqëzimi i informacionit, nga struktura edhe brenda OFL të specializuara.
Nuk duhet të flasim për limite, por për burimin e të ardhurave. Mund të vërtetohet. Mënyra si do të vërtetohen, ata nga emigracioni në vendin ku do të deklarojnë është i mundshëm vërtetimi i burimit prej kryqëzimit të informacioneve.”- tha Denaj.


TË NGJASHME