HomePolitikë

Amnistia fiskale, mesazh nga Rama: Formalizo të ardhurat dhe asetet

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kuvend ka folur edhe për amnistinë fiskale duke thënë se përveç kësaj do të kalohet dhe ligji për penalizimin e atyre që nuk e bëjnë formalizimin dhe do të hyjmë edhe në rrjetin europian të kontrollit të aseteve të të ardhurave edhe jashtë Shqipërisë.

Rama tha se derdhjet të bëhen në bankat shqiptare por të deklaruara “nëse nuk doni të përfundoni në gojën e asaj vajzës me syze dielli”, për të mos u bërë objekt i OFL.

”T’i fusin paratë në bankat shqiptare dhe mos kenë frikë fare, të thotë po unë jam ai që i kam bërë dhe i kam bërë në emigracion i kanë bërë këtu. Natyrisht me afat, natyrsisht me paralajmërimin nëse nuk doni të përfundoni në gojën e asaj vajzës me syze dielli. Formalizo të ardhurat dhe asetet, paralelisht me këtë do të kalojmë ligjin për penalizimin e atyre që nuk e bëjnë formalizimin, por paralelisht me këtë do të hyjmë edhe në rrjetin europian të kontrollit të aseteve të të ardhurave edhe jashtë Shqipërisë.

Kontrollin e aseteve jashtë shqipërisë. Nëse do t’i bësh një shtëpi në Spanjë djalit, dhe nëse nuk e deklaron nesër do e kesh të pamundur ta deklarosh.
Sa më shumë ju flisni, aq më shumë na kalitet durimi. Një gjë është e sigurt. Ju lexojm, ju shikojm, por ne udhëheqim, nuk rrimë në vend numëro. Nuk ju presim se ja ne ikëm shumë larg dhe prit ta bëjmë pak me tension garën. Bilancin do e bëjmë kur t’i vijë dita vitin e ardhshëm. Do keni rastin të provoni ato që ju thashë këtu. ”- tha Rama.

Rama ka shtuar se do të bëhet legalizim prone dhe gjithë sistemi funksionon si një sistem dhe qytetari nuk ka të bëjë me 7 mekanizma, por ka të bëjë vetëm me Kadaastrën Shtetërore.

“Do të kemi një ligj për të regjistruar tokën që e kanë trashëgimi nga gjyshi. Ajo tokë që iu takon atyre do ta marrin ata. Kur ishit ju, letër pas letre dhe nuk merrej vesh. Do të marrin fund të gjitha këto. Do të bëhet legalizim prone dhe gjithë sistemi funksionon si një sistem dhe qytetari nuk ka të bëjë me 7 mekanizma, por ka të bëjë vetëm me Kadaastrën Shtetërore. Legalizimet janë një pjesë e ndërtimeve që ishin të palegalizueshme me ligjin në fuqi. Asnjë legalizim nuk bëjmë ne në zona urbane që shkel ligjin. Nuk bëjmë dot pronar dikë që thotë më shpronëso ti mua meqë do bësh këtë ose atë. Do të legalizojmë cdo shtëpi banimi në fshat. Për fat të keq, tokat në bregdet iu jepen kriminelëve dhe vagabondëve. Këta vijnë nga prirja “liri – demokraci”. Këtë e bëri ai që gjoja solli lirinë e demokracinë”, tha Rama.

Edi Rama ka theksuar se kjo qeveri është e vendosur që të godasë çdo krimininel, vrasës e trafikant.

“Kjo që po bëhet sot me OFL nuk bëhej dot dje, sepse dje ne ishim të rrethuar nga drejtësia kriminale. Duhet të dëgjoni mirë këto fakte. Drejtësia është shkelmuar për vite të tëra. Kujt do ia conim ne dosjet për të sekuestruar pasurinë kriminale që kanë bërë krime të tmerrshme, atyre që ikën nga vettingu? Ka persona që kanë arsye për t’i bërë krimit shenja me sy, duke e mbështetur përmes goditjes së qeverisë, që po iu bie në qafë këtyre që kanë vrarë, trafikuar vajza e kanë helmuar rininë me drogë. Ejani në vete”, nënvizoi ai.

K.S/ GotaNew


TË NGJASHME