HomeShowbiz

Amsterdami mahnitet nga performanca e Eugent Bushpepës

Një nga zërat më të mirë të rrokut shqiptar Gent Bushpepa, ka nisur rrugëtimin drejt Eurosongut që do të mbahet në Lisbonë në datat 8-10 maj. “Mall”, kënga përfaqësuese e Bushpepës, tashmë po promovohet në disa prej qyteteve më në zë të Evropës dhe nga pritshmëritë e para, vlerësimet janë maksimale.

Në Amsterdam , këngët përfaqesuese në Eurosong janë prezantuar para publikut . Mes tyre spikati kënga “Mall” e Eugent Bushpepës. Publiku ndërkohe që po e shijonte këngën nuk rreshti asnjë cast pa duartrokituar , levizur me ritmin apo shoqëruar me flamuj .

“Zëri më i bukur që kam dëgjuar ndonjëherë”, “Zë i mrekullueshëm”, “Absolutisht 12 pikë për Shqipërinë”, “Meriton pa asnjë dyshim finalen e madhe” dhe shumë vlerësime të tjera për Gentin, zërin e tij unik dhe performancën, vijojnë të shkruhen edhe në faqen zyrtare të Eurosong.

Sa i takon performancës së Eurgent Bushpepës, sajti britanik  “Metro” flet me superlativa për këngëtarin duke e quajtur si surprizën më të madhe të festivalit/gazetametro.net


TË NGJASHME