HomeShowbiz

Ana e Për’Puthen kapet mat me këngëtarin e njohur (VIDEO)

Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një romancë e mundshme mes reperit Bardhyl Idrizi ose i njohur ndryshe si Bardhi dhe konkurrentes aktuale të Përputhen, Ana Lleshi.

Çdo gjë nisi pas postimeve të story-ve të panumërta të Anës duke vendosur në sfond këngën e Bardhit, “Betohemi”, për të cilën tregonte se e kishte të preferuar.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar më herët një video e tyre së bashku ku dy të rinjtë ishin takuar.

Por kjo nuk është hera e vetme kur Ana dhe Bardhi janë parë së bashku. Burime për “Prive” i kishin kapur sërish “mat” të rinjtë, teksa zbrisnin së bashku nga makina.

Por, si qëndron puna e lidhjes së Anës dhe Bardhit?

Ky i fundit, teksa ishte i ftuar në emisionin dhe afterparty-n e Luana Vjollcës, tregoi më në fund statusin e tij aktual.

“Në lidhje apo single?”- ishte pyetja të cilës Bardhi iu përgjigjij “Single”, duke mos lënë dyshime për asgjë më shumë me Anën.


TË NGJASHME