HomePolitikë

Anastas Angjeli drejt KLSH-së? Meta buzëqesh: Propozimet e mia synojnë sundimin e ligjit, jo të shumicave

Emri i deputetit socialist Anastas Angjeli po qarkullon kryesisht brenda radhëve të të majtës, si kandidatura e tretë e presidentit Ilir Meta për postin e kreut të KLSH-së. Dy propozimet e mëparshme, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri u rrëzuan nga maxhorancaKuvend.

Kreu i shtetit duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve u shpreh: “Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave”.

Deklarata e Presidentit u bë në një prononcim për gazetarët paraditen e sotme, pasi mori pjesë në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”.

Ndërkohë Ulsi Manja në një intervistë televizive pak ditë më parë u shpreh se Anastas Angjeli do të ishte kandidaturë e pranueshme dhe për maxhorancën. “Z.Angjeli është doktor i fushave ekonomike. I plotëson të gjitha kriteret”, u shpreh atëherë Manja./mapo


TË NGJASHME