HomeShowbiz

Andi dhe Tea do fejohen së shpejti?

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio ishe Andi i “Përputhen” i cili ka entuziazmuar fansat me deklaratën e dhënë gjatë intervistës. Ai gjithashtu foli edhe rreth shumë të pathënave për jetën e tij.

I pyetur rreth Teas për marrëdhënien e tyre jashtë kamerave ai u shpreh se është në rrugën e duhur duke thënë edhe me humor që i duhet kohë për ta pritur poshtë shtëpisë për të shkuar në emision.

Ndërsa në lidhje me shkëmbimet e nishaneve (nëse janë fejuar), Andi tha: “Jo, nishanet nuk i kemi shkëmbyer akoma, por do t’i shkëmbejmë së shpejti!”. 

Kujtojmë se pak javë më parë ata deklaruan se janë vetëm për njëri-tjetrin në emision dhe se do vijojnë vetëm njohjen së bashku. Për më tepër, produksioni i dha leje që të takohen dhe jashtë emisionit pa marrë konfirmimin e tyre.

Duket se marrëdhënia e çiftit edhe pak dhe do të marrë finalizimin që të gjithë dashamirësit e tyre po presin.


TË NGJASHME