HomeLajmi i Fundit

Andi Koraqi: Fundi nuk është afër, duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19

Andi Koraqi, shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Ai ka bërë një bisedë të gjerë në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Sipas Koraqit situata në këtë momente është e stabilizuar, mirëpo fundi i pandemisë akoma nuk dihet se kur do të jetë. Prandaj ai këshillon të gjithë qytetarët të fillojnë të mësohen të jetojnë me Covid-19.

Si është situata në këto momente?

“Situata duket e stabilizuar, që prej momentit të daljes nga karatina.  Numrat janë rritur sigurisht por duket që jemi në një shifër mbi 120,130,   jemi në një shifër të stabilizuar.  Të stabilizuar pasi shifrat nuk po rriten shumë dhe as nuk kemi një ulje drastike”– thotë ai

Si ka mundësi që çdo ditë kemi afërsisht të njëjtin numër rastesh?

“Shifra nuk varet nga dëshira jonë, shifra varet nga disa kushte. Varet nga numri i popullsisë , numri i popullsisë shqiptare kaq është sado të duash ta rritësh këtë shifër numri i popullsisë nuk rritet. Edhe niveli i transmetueshmërisë ka stopuar në këtë nivel. Mesa di unë është diku poshtë 2, prandaj në këto dy parametra varet dhe numri i të infektuarëve të rrinj në ditë. Prandaj unë them jemi në një situatë të stabilizuar nuk kemi një rritje të rasteve, mirëpo as nuk kemi një ulje së të infektuarëve që të themi historia e koronavirusit mbaroi. Është një histori që do vazhdojë, ka mbi 6 muaj po bëhen rreth 8 muaj që ka filluar kjo histori. Fundi nuk është akoma i afërt,  nuk duket akoma fundi është një histori që do vazhdojë dhe ne duhet të përgatitemi, të mësohemi dhe të jetojmë me Covid-19.”- tregon ai

A ka patur një transforim ky virus për gjatë këtyre muajve, agrisiviteti a është transformuar?

“Kaq kohë sa covid-19 ka mbijetuar, që prej momentit që është zbuluar dhe deri tani ka shtuar një sërë mutacionesh. Më i rëndësishmi është një mutacion që quhet D64G i cili   ka rritur sëmundshmërinë por ka ulur agrisivitetin.  Pra, në këtë moment ky virus ka pësuar një mutacion që e bën më të lehtë për të përçuar te individi  por nga ana tjetër graviteti i sëmundjes është më i lehtë”

Sa tamponë bëhen në ditë në Shqipëri?

“Nuk kam statistika,  por mos gaboj është diku në nivelin 500, 600, 700 tampona në ditë”

Rihapja e shkollave ka nxitur jo pak debat, të gjithë janë të shqetësuar mbi faktin se sa do të respektohen masat në ambjentet e shkollës dhe a do të përbëjë rezik në rritjen e numrit tëinfektuarëve kjo rihapje.

A mendoni që rihapja e shkollave  do të shtojë të infektuarit me Covid-19 në vendin tonë?

“Sigurisht që me hapjen e shkollave shoqëria duhet të jetë shumë e kujdesshme edhe sistemi shëndetësor duhet të jetë shumë i kujdesshëm për mendimin tim duhet të ketë një kalendar me testime të altenuara si për nxënësit  dhe për mësuesit  për bërjen e tamponit. Gjithashtu duhet të bëhen teste serologjikë për të parë në çfarë nivel është personeli i sistemit arsimor është i prekur nga Covid-19, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me nivelin e nxënësve për të kuptuar sa kanë kaluar koronavirusin.  Pasi mosrespektimi i masave të kontrollit të përhapjes të koronavirusit do rrisë në mënyrë të shtuar numrin e të infektuarëve dhe sigurisht dhe pasojat që do të vijnë nga ky numër i shtuar”– shton Koraqi