HomeLajme

Andreas Lammel: Vetting në politikën shqiptare

Andreas Lammel, deputeti i Bundestagut gjerman ,i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, ka shprehur se Komisioni i Venecias e mbështet vettingunpolitikë në mënyrë që këta politikanë që zgjidhen të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

Lammel u shpreh se duhet  që projektligji i opozitës të diskutohet në Kuvend. Ai  foli edhe për problemet zgjedhore ku përmendi financimin e partive dhe të fushatave elektorale si dhe problemin me listat zgjedhore.

I pyetur për vettingunpolitikën shqiptare, u shpreh se duhet që palët të ulen sa më parë për të implementuar këtë proces. Ai deklaroi se publiku ka të drejtë të kërkojë që politikanët të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

“Lajmet që politika është e përfshirë në krim e kemi prej disa vitesh dhe kemi njoftuar kancelaren gjermane që në Shqipëri duhet të ekzistojnë disa rregulla se si ti largojmë nga politika. Publiku duhet të ketë të drejtën që të kërkojë që këto politikanë të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

Është e qartë se është një komision që vendos për aktet sesa të rënda janë ato dhe nëse duhet ta dorëzojë deputetët mandatin apo jo. Mendoj për të dy palët të ulen së bashku sa më parë dhe mendoj se do të jetë në interes të PS-së që të kthejë besimin tek popullata, të ulen sa më shpejt dhe implementojnë procesin e Vettingutpolitikë”, – u shpreh ai.


TË NGJASHME