HomePolitikë

Angelina Eichhorst ka një ‘urdhër’ për partitë politike

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në EEAS, Angelina Eichhorst, u ka bërë thirrje palëve politike në Shqipërisë të gjejnë kompromis për zgjidhjen e krizës politike.

Duke folur në Forumin Ballkanik për Shoqërinë Civile në Tiranë, Eichhorst tha se bojkoti nuk i shërben askujt dhe duhet të gjendet një kompromis mes palëve. “Politika shqiptare duhet të ketë në axhendë integrimin e vendit”, tha Angelina Eichhorst.
.
Ndërsa Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal tha se Ballkani po përjeton një moment pasigurie një muaj para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.

“Një muaj para raportit për integrimin, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pritshmëri të lartë. Shpresoj që të mos jetë vetëm Brexit ajo që do ta eklipsojë mbledhjen e Këshillit Evropian” deklaroi Bregu.


TË NGJASHME