HomeShowbiz

Angelina Jolie kandidate për presidente?!

Është përfolur gjatë nga mediat botërore për një kandidim të mundshëm të Angelina Jolie si presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse deri më tani ajo ka heshtur, në një intervistë për “People”, nuk kishte si të mos i shpëtonte kësaj pyetjeje.

“Kurrë mos thuaj kurrë“, ka thënë Jolie për People, gjë e cila ka ngjallur shumë aludime se ndoshta së shpejti do të kemi një kandidaturë të sajën.

Intervista ka bërë xhiron e rrjeteve në të gjithë botën e shumë prej komenteve janë mjaft pozitive ndërsa e mbështesin atë duke i kërkuar që të kandidojë sa më shpejt të jetë e mundur.


TË NGJASHME