HomeShowbiz

Angelina Jolie tregon arsyen e ndarjes nga Brad Pitt

Pas shumë vitesh Angelina Jolie ka folur në lidhje për divorcin me Brad Pitt dhe ka zbuluar arsyen se pse mori një vendim të tillë.

Gjatë një interviste për British Vogue ajo tha se “U ndava për të mirën e familjes. Ishte vendimi i duhur dhe vazhdoj të përqendrohem tek mirëqenia e tyre. Disa përfituan nga heshtja ime dhe e fëmijëve, duke shitur gënjeshtra në media”.

Nga martesa e Angelina me Pitt, çifti pati gjashtë fëmijë, Shiloh, 12 vjeç, binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeç dhe tre fëmijët e birësuar Maddox, 18 vjeç, Pax, 16 dhe Zahara, 15 vjeç.

“Me fëmijët e mi të birësuar nuk mund të flasë për shtatzëninë, por flas me shumë detaje dhe dashuri për udhëtimin e bërë për gjetjen e tyre dhe se si ishte ti shikoje në sy për herë të parë”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dhan fundë , pas 10 vitesh bashkë,ndërsa gjashtë fëmijët jetojnë me nënën.


TË NGJASHME