HomePolitikë

Angjeli: Duhet përpjekje maksimale për të frenuar recesionin

Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli deklaroi se vendi ynë si shumë shtete të tjera të botës është goditur rëndë ekonomikisht nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, sipas Angjelit, recensioni ekonomik i shkaktuar në Shqipëri mendohet të bjerë në nivelin 5.5%.

“Edhe vendi ynë si shumë vende të tjera të botës ndodhet në presionin e krizës së pandemisë, e cila është shoqëruar me krizë ekonomike dhe e ka goditur fortë vendin tonë. Ka goditur vendin tonë, që parashikohet që nga recesioni ekonomik të bjerë me 5.5 %. Këtyre goditjeve, si dhe goditjes nga tërmeti, qeveria Rama i është përgjigjur me masa maksimale. Me ato që diskutohen shpesh si paketa e parë, e deri te paketa e tretë. Kam ndjekur debat e zhvilluara, dhe pikëpyetjet e mbajtura. Mbas dy ndryshimeve të para, ky është ndryshimi i tretë, i cili deri në fund të vitit, garanton akomodim të ri të situatës fiskale në vend, në sektorët më të prekur nga pandemia. Ne bëjmë përpjekje maksimale për të frenuar recesionin.


TË NGJASHME