HomeSociale

Anije turistike në Durrës, Klosi: Të zhvillojmë edhe industrinë e detit

Teksa bëri një udhëtim simbolik me anijen e parë turistike në Durrës, ministri i Turizmit, Blendi Klosi ftoi komunitetin e biznesit që të investojë në këtë industri. Ai tha se “Industria e detit është shumë pak e zhvilluar në Shqipëri edhe pse kapacitetet nuk mungojnë”.

Klosi: Ai zhvillim që shikojmë që këtu, që ka ndodhur në rërë shumë shpejt duhet të ndodhë edhe në det. Shqipëria duhet të investojnë në biznesin e detit. Ky vend duhet të ishte plot me jahte, me gjithë biznesin që ofron deti.

Përmes kësaj anije, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë bukuritë e Kepit të Rodonit, të Bisht Pallës, Durrësin antik nën det, por edhe të vizitojnë pasuritë e mëdha natyrore që kanë zonat e mbrojtura.

Nis lundrimin anija e pare turistike ne Durres, duke shtuar kapacitet per turistet qe vizitojne Shqiperine turistike. “Është pak e habitshme pse kaq vonë, por mbase edhe sot që kemi anijen e parë kuptojmë që sa probleme kemi me këtë fushë, me këtë biznes, me rregullat sesi lundrohet, ku parkohet, cilat janë lehtësirat që duhet të marrin këta investitorë përsa i përket menaxhimit më të thjeshtë të këtyre anijeve turistike dhe të mos ngatërrohen me problematikat që kanë biznesi i jahteve apo gjërave që kalojnë kufirin. Pra ka problematika të cilat ne duhet t’i zgjidhim të gjithë së bashku. Por unë më shumë se kaq dhe prandaj kërkuam ta realizojmë këtu në mes të detit një takim me të gjithë ju, investitorët e hoteleve të bregdetit të Durrësit dhe më gjerë se kaq, me të gjithë kryetarët e shoqatave që shumë faleminderit që jemi bashkë këtu për të hapur një debat të ri në vendin tonë që ka të bëjë me turizmin e detit”, tha ministri Klosi.

Sipas tij, në Shqiperi flitet shume pak për bregdetin, plazhet, për investimet në rërë, pra për industrinë e detit në tërësi. “Unë ju siguroj që ju duhet ta rishikoni këtë pjesë të biznesit pasi ai zhvillim që shikojmë që këtu që ka ndodhur në rërë, shumë shpejt duhet të ndodhë edhe në det. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të disafishojë potencialin e saj turistik duke investuar në biznesin e detit. Ky vend duhet të ishte plot me jahte, me anije të shpejta me gjithë biznesin që ofron deti por dhe shërbimin që duhet të ketë në tokë, për detin. Tani jeni në një fazë që ju pothuajse i keni mbaruar hotelet tuaja, jeni në fazën e shtimit të hoteleve të reja, por kjo nuk mjafton. Ne na duhet që ta disafishojmë potencialin tonë duke folur për detin, për marinat, për portet e medha apo të vogla të jahteve por edhe për shërbimin që duhet të krijojmë në det”, tha ministri Klosi.

Nga Durresi, në një udhetim simbolik me anijen e parë turistike në rajonin bregdetar te Durresit, ministri i bëri thirrje komunitetit të biznesit të investojë per krijimin e një industrie të re në hoteleri, që është industria e detit. “Te shikojmë me shpejtësi politika të reja për detin dhe të kemi mundësinë që te krijojme një biznes që padyshim t’i afrohet Shqipërisë dhe ne të jemi pionerët dhe ta ndërtojmë së bashku me rregulla të reja, me parime të reja, me norma të reja, dhe natyrisht me më shumë biznes për ju. Përmes anijes së parë turistike në Durres, turistët e huaj do të kenë mundësi të vizitojnë bukuritë  e Kepit të Rodonit , të Bisht Pallës, të kenë mundësinë të vizitojnë Durrësin antik nën det, të kenë mundësinë që të vizitojnë pasuritë e mëdha natyrore që kanë zonat e mbrojtura që janë në të dyja krahët e gjirit të Durrësit.

Ky det duhet të shfrytëzohet më shumë dhe kjo ka nevojë që edhe ju biznesi lokal i Durrësit dhe i gjithë bregdetit të keni mundësi që të shikoni më shumë shërbime për detin.
Mbase ai agresiviteti i Vlorës do të vijë edhe në Durrës që të shtohen anijet. Ne Vlorë vjet ka pasur 2 anije, sivjet ka 27 anije dhe kjo është një cmenduri dhe shpresojmë që ky biznes do të fillojë edhe në Durrës me shpejtësi”, tha ministri Klosi.


TË NGJASHME