HomeShowbiz

Anjeza Shahini i rikthehet muzikës në një formë tjetër

Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit mars, pasi solli në jetë vogëlushen e pagëzuar me emrin Victoria Kelis Connolly.

Këngëtarja shqiptare është zhvendosur prej kohësh në Angli, ku jeton me bashkëshortin e saj, Paul Edward Conollyn.

Pavarësisht larg vendit të saj, ajo ende vazhdon të angazhohet në muzikë.

Anjeza përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet një vajzë duke kënduar ajo falënderon këngëtaren shqiptare, me të cilën duket se është trajnuar për të përmirësuar vokalin e saj.

“Është një kënaqësi absolute të punosh me ty dashuri. Faleminderit për vlerësimin”, shkruhet në postim.

Talentin dhe eksperiencën e saj në muzikë Anjeza duket se po ia transmeton brezave më të rinj përmes orëve të mësimit privat, që i është rikthyer vetëm 1 muaj pas lindjes.


TË NGJASHME