HomeSociale

Ankand me makinat luksoze të konfiskuara


Dhjetëra makina luksoze të konfiskuara nga policia në Meksikë do të dalin në ankand.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador tha se të ardhurat nga shitja e 82 mjeteve, mes të cilave edhe një Lamborghini Murcielago, 3 Porsche dhe dhjetëra makina të blinduara, do të investohen në komunitetet e varfëra.

“Mendoj se qëllimi është i mirë. Problemi është nëse këto parà do të shkojnë në duart e duhura apo jo. Personalisht unë nuk do ta blija këtë lloj makine, pa e ditur se nga vjen ajo”, tha Oscar Borbon, biznesmen.

Si ky biznesmen, janë të shumtë ata që thonë se nuk do t’i blinin këto makina, për shkak se ato janë produkte të larjes së parave apo trafikut të drogës. Ndoshta për to janë vrarë edhe njerëz. Sidoqoftë, qeveria meksikane shpreson që ankandi do të shkojë mirë dhe prej tij do të përfitojë populli meksikan.


TË NGJASHME