HomeLajmi i Fundit

Ankesa dhe batuta/ Rama telefonata live me qytetarët

edi-rama

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama prezantoi një kanal të ri komunikimi ku qytetarët mund të adresonin problemet e tyre. Ai tha se qytetarët mund ti drejtohen platformës në portalin shqipëriaqëduam.al për të denoncuar problemet.

Sot kryeministri ka kryer vetë, nga zyra e tij disa telefonata për qytetarët që kishin shprekur ankesat.

Mes telefonatave kur qytetarëve në pjesën më të madhe nuk i dilnin më fjalët kur mësonin se në anën tjetër të telefonit ishte kryeministri, ky i fundit nuk kurseu as batutat.

Një shqetësim ishte nga një studente ekselente në lidhje me bursat por që më pas e ka pyetur Ramën në lidhje me pagat e atyre që i është mbyllur bizensi i vogël.

Qytetarja: Do të marrim dyfishin e rrogës që kemi deklaruar, dyfishin e pagës minimale

Edi Rama: Jo zemra ime jo do merrni dyshin e rrogës që keni deklaruar por kur keni deklaruar një pagë dhe kur një familjar tjetër është deklaruar i punësuar pa pagesë do paguhen të dy se dyfishi i rrogës i bie që ti themi që të rrijë virusi këtu gjithë jetën pasaj se rrim në shpi marrim dyfishin e rrogës dhe i thonë jo deti kos po kos me mjaltë. Hajde të përqafoj se je dhe ekselente.

Një qytetar në momentin e telefonatës ishte në oborrin e shtëpisë por Rama e ka urdhëruar të hyjë brenda.

Qytetari: Unë banoj në Rrushkull të Durrësit, jam jashtë në oborr

Edi Rama: Ore ca bën jashtë në këtë orë?

Qytetari: Jam në oborr

Edi Rama: Futu brenda tani

Rama nuk ka kursyer as batutat me një qytetarë të quajtur Flamur, ku i ka ripërsëritur larjen e duarve dhe qëndrimin në shtëpi.

“Ju tironsit jeni të kujdesshëm, nuk jeni të luftës ju jeni të paqes’.

Ndërsa një qytetare ka treguar se kishte aplikuar tek platforma e bashkëqeverisjes, sepse pas një aksidenti kishte mbetur me probleme në këmbë dhe kërkonte nga Ministria e Shëndetësisë që t’i siguronte mjekim jashtë shtetit.

Kryeministri Rama iu përgjigj se në këtë kohë nuk mund të bëjë asnjë ndërhyrje, pasi rrugët janë bllokuar, por i ka premtuar se sapo kjo situatë të mbarojë do ta kontaktojë.

Rama: Ke kontaktuar tek platforma e bashkëqeverisjes dhe ke shkruar për probleme shëndetësore.

Qytetarja: Po kryeminister, nuk e di sa mund të përfshihet kjo tek hallet, por kam bërë nmjë aksident para 5 vitesh dhe kam mbetur me probleme në këmbë. Kam bërë disa ndërhyrje tek Spitali Ushtarak, në Tiranë, por kam kërkuar edhe nga Ministria të bëjna mjekime jashtë, por nuk kam marrë përgjigje.

Rama: Tani si është bërë situata nuk të premtojmë gjë tani. Nuk e di sa do zgjasi, por di që nuk do të të harrojmë, do të kontaktojmë prap. Me ndihmën e zotit do ta shërojmë edhe këmbën. Tani për momentin ngushëllohu me faktin që si e ke në allci, si nuk e ke në allci të rrish në shtëpi e sigurtë.