HomeShowbiz

Ankesa për David Beckham, parkon makinën gabim në qytet

Edhe personazhet e famshëm bëjnë gabime e duhet të vuajnë pasojat.
Kanë qënë fqinjtë ata të cilët janë ankuar se David Beckham ka parkuar makinën e tij në vijën e dyfishtë të verdhë në Cotswolds. Nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh pasi njerëzit janë shprehur se është hera e dytë rradhazi që kjo gjë ndodh.

David, 45 vjeç, aktualisht është duke u izoluar në pronën e tij në zonën piktoreske me gruan Victoria Beckham dhe tre fëmijët e tyre.

“The Sun” shkruan se kjo është bërë zakon nga ana e Davidi, pasi e vendos makinën aty sa herë që shkon në dyqan për të blerë ushqime.
Babai i katër fëmijëve u fotografua javën e kaluar jashtë një dyqani me veturën e tij të zezë të tipit Land Rover Defender, duke parkuar në vijën e dyfishtë të verdhë jashtë dyqanit.

Një vijë e dyfishtë e verdhë nënkupton që nuk lejohet asnjë parkim në çfarëdo lloj rrethanash.

David bën mirë të mësosh rregullat e qarkullimit!


TË NGJASHME