HomeSociale

Ankesa për luleshtrydhet/ Rënia e papritur e çmimit shqetëson…

Prodhimi i frutit të luleshtrydhes këtë vit ka qenë i mbarë, për fermerët e fshatit Kafaraj që e kultivojnë masivisht këtë kulturë, ky vit ka qenë nga më të vështirët pasi çmimi i shitjes ka pësuar një rënie drastike.

Shkak për këtë është bërë shtimi i sipërfaqes së mbjellë me luleshtrydhe dhe rënia e eksportit. Vladimir Hamataj me dy vëllezërit e tij kanë mbjellë
2.2 hektarë sera me lyleshtrydhe me një prodhim ditor rreth 2.5 ton. Mungesa e tregut ka bërë që çmimi të bjerë në 45 lekë kg nga 300 lekë që ishte vitin që shkoi.

Sipas fermerëve kultivimi i luleshtrydhes, ka një kosto të lartë. Rënia e papritur e çmimit i detyron fermerët të mos e vazhdojnë më kultivimin e kësaj kulture, pasi të ardhurat që ata përfitojnë nuk justifikojnë as shpenzimet.

Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti për përmirësimin e situatës. Ata thonë se mungesa e politikave për grumbullimin e produkteve bujqësore, po çon në falimentimin e pjesës më të madhe të fermerëve në zonën e Frakullës.


TË NGJASHME