HomeSociale

Anketa Kombëtare: 50% e të rinjve nuk do të votojnë në 30 qershor

Anketa Kombëtare “Rinia 2019”, u zhvillua nga CRCA, me rreth 1210 të rinj në 12 qarqe të vendit.

Sipas saj vetëm 50 për qind e të rinjve do të marrin pjesë në votime në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, për shkak se përqindja më e lartë shprehet se nuk ka besim tek asnjë parti politike dhe po ashtu një numër i konsiderueshëm nuk kanë shpresë dhe pretendojnë të largohen nga Shqipëria.

Pyetjes se cili është grupimi politik më i hapur për të trajtuar problemet e rinisë, 62 për qind e të anketuarve nuk vlerësojnë asnjë. 49 për qind e të rinjve mendojnë se nuk është akorduar buxheti i duhur për të zgjidhur problemet e tyre.

Ndërsa ndër problemet më të mëdha me të cilat përballen, të rinjtë listojnë papunësinë, varfërinë, të ardhurat e ulëta, dhe korrupsionin./wakeup


TË NGJASHME