HomePolitikë

Anksesa për problemet gjatë kthimit nga Greqia, reagon ambasada greke

Një pjesë e shtetasve shqiptarë, kanë mbetur të bllokuar në shtetin grek pas përhapjes së koronavirusit. Kthimi i tyre në Shqipëri është shoqëruar me polemika të shumta. Shumë shtetas pretendojnë se kanë pasur probleme gjatë kalimit të kufirit.

Pas kwtyre lajmeve, i menjwhershwm ka qenw reagimi i ambasadws greke nw Tiranw. Nw pwrmjet njw postimi nw rrjetet socilae, ambasada ka treguar se  janë miratuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brenda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

“Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë shqiptarë të cilët dëshërojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme. “


TË NGJASHME