HomeSociale

Ankth dhe frikë nga tërmetet, psikologia apel qytetarëve

Psikologia Arjana Rreli në një lidhje  telefonike me “News  24” ka këshilluar të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të menaxhojnë  situatën pas tërmeteve, e cila në fakt u shoqërua me ankth dhe panik.

Ajo vuri theksin tek nënat shtatzëna, ndërsa kërkoi pretj tyre që të tregojnë maturi për të menaxhuar me qetësi çdo gjë. Sipas saj, kjo është e vetmja strategji, e cila ndihmon që qytetaret të mos pësojnë trauma si pasojë e frikës së shkaktuar na lëkundjet e termetit. Psikologia thekson se pasojat e traumës mund të shfaqen në një kohë të dytë nëse nuk ruhet qetësia.

“Patjetër që gjëja e parë që duhet të bëhet është të ruhet qetësia.  Në grupe të mëdha paniku transmetohet më shpejt. Kjo rrit ankthin e tyre dhe pastaj mund të transmetohet në shëndetin e tyre mendor. Kërkohet të ruhet qetësia nga të rriturit. Pasojat e traumës ndodhin në një kohë të dytë.  Kjo situatë duhet të pranohet dhe të menaxhohet me qetësi. Nuk kemi asgjë  për të bërë se nuk e kemi në dorë, por vetëm duhet ta pranojmë këtë proces dhe mos të rrisim ankthin”-tha ajo.


TË NGJASHME