HomeRajon

Antiterrori “blindon” zonat kufitare në Sarandë e Delvinë

Përpara 1-vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas, antiterrori ka “blinduar” zonat kufitare në Sarandë e Delvinë.

Sipas informacioneve, ato do të jenë të përqendruar në tre pika kryesore, në Qafë Botë, portin e Sarandës, por edhe në kryqëzimet e rrugëve që çojnë drejt Gjirokastrës, me qëllim ndalimin e hyrjes në Shqipëri të personave të shpallur “non grata” si dhe identifikimi i personave që kanë qenë problematik në varrimin e Kacifas.

Disa ditë më parë, një nga personat e shpallur ‘non grata’ nga shteti Shqiptar Harallamb Karathanos me origjinë nga Dropulli, i njohur si ekstremist dhe antishqiptar, ka bërë thirrje në rrjetet sociale që të mblidhen sa më shumë grekë për ceremoninë e përvjetorit të parë të vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas.

Ndërkohë informacioni më i fundit është se Karathanos është ndaluar në Qafë Botë dhe nuk është lejuar të futet në territorin shqiptar.

Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen.

35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka qëlluar në kokë dhe në gjoks.


TË NGJASHME