Antonela mbështeti Beatrix por e “kryqëzuan”, reagon nëna e këngëtares

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip, Antonela Berisha doli hapur në mbështetje të Beatrix pëmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Ajo postoi një foto të Beatrix ku shkruante “#support Trixa. Miss you” (Mbështesim Trixën, më mungon)”.
Menjëherë pas kësaj “deklarate” Antonelës iu kthyen shumë persona kundër duke I komentuar kundër saj dhe Trixës.
Mirëpo Antonela nuk ua ka përtuar dhe u ka kthyer përgjigje:
“Po shikoj gjykimin e publikut në mënyrë të padrejtë! Më kujtohet situata kur unë kisha një pëlqim për një person që publiku e shikonte çift me një vajzë tjetër… dhe e gjithë Shqipëria ishte kundër. Në momentin tim më të vështirë në shtëpi ajo ishte e vetmja pranë meje dhe unë jam sot pranë saj.”

Këtë reagim të Antonelës e ka shpërndarë në rrjetet sociale nëna e Beatrix, Antigona, e cila I ka bërë tag Antonelës me një gif që lexon “Të dua!”
